Rexhepi: Do të punojmë për një Gjilan më të zhvilluar, më të rregullt dhe më funksional
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flakron Rexhepi, tha se do të kontribuoj drejtpërdrejt në zhvillimin e Komunës së Gjilanit.
Ai m֝ tej thekson se urbanizmi, planifikimi hapësinor dhe mbrojtja e mjedisit, janë shtylla themelore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të një organizimi të rregullt e funksional të qytetit.
“Prioriteti im do të jetë zbatimi i ligjit, profesionalizmi dhe ofrimi i shërbimeve të drejta e korrekte për çdo qytetar të komunës sonë”, tha Flakron Rexhepi..
Sipas tij Drejtorati për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, do të jetë i hapur për bashkëpunim, dialog dhe zgjidhje konkrete në funksion të interesit të përgjithshëm.
“Së bashku do të punojmë për një Gjilan më të zhvilluar, më të rregullt dhe më funksional”, tha drejtori Flakron Rexhepi.

