Drejtoresha Kadriu viziton Qendrën Down Syndrome, u premton mbështetje

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, me stafin, kanë vizituar Qendrën Down Syndrome në Gjilan.

Ky takim sipas saj u realizua në kuadër të aktiviteteve të kampanjës tradicionale të 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down.

“Përmes nismës “Një kartolinë për ty”, përcollëm një mesazh mbështetjeje dhe solidariteti për fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down”, tha Mimoza Kadriu. .

Drejtoresha , tregoi se gjatë qëndrimit në qendër kaluan çaste shumë të këndshme duke punuar kartolina së bashku me fëmijët e qendrës.

Më tej ajo theksoi se këto kartolina do të blihen nga njerëz vullnetmirë, me qëllim që të mbështetet qendra në realizimin e aktiviteteve të saj dhe në ofrimin e shërbimeve për fëmijët me sindromën Down.

“Kjo nismë synon mbështetjen dhe sigurimin e shërbimeve terapeutike dhe sociale për fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes, kujdesit dhe dashurisë që ata meritojnë çdo ditë”, tha Kadiru.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, fton edhe institucionet tjera, bizneset dhe qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme duke kontribuar përmes blerjes së kartolinave, si një donacion për mbështetjen e aktiviteteve dhe shërbimeve për fëmijët e kësaj qendre.

 

Shpërndaj me të tjerët