Drejtori i Inspeksonit, Isa Agushi, thotë se ti luftojnë dukuritë negative që bien ne domenin e tyre dhe vendosjen e rendit në qytet.
Ai u bëri thirrje subjekteve afariste dhe personave fizik t’i ndalin parregullsitë, në të kundërtën do të përballen me veprime konkrete në terren në rrënimin dhe largimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore e të tjera pa autorizim të organeve kompetente.
“Ju bëjë ftesë qytetarëve që t’i raportojnë parregullsitë dhe në anën tjetër të pajisen me leje nga organet përgjegjëse”, tha Isa Agushi.
Drejtori i Inspeksionit, theksoi se asnjëri s’do të lejohet të zhvillojë aktivitete në kundërshtim me ligjin.
“Kërkoj nga qytetarët që po ashtu të kujdesen për mjedisin dhe mos të hedhin mbeturina në trotuare, rrugë hapësira gjelbëruese e mos të zhytin hapësirat publike dhe po ashtu t’i raportojnë këto raste që shkelësit të marrin dënimet e merituara”, tha Agushi.
Sipas tij po ashtu me ardhjen e stinës së pranverës, lokalet e gastronomisë do t’i përdorin hapësirat publike dhe i fton pronarët e këtyre subjekteve që të pajisen me lejet e nevojshme.
Derisa ka kërkuar nga subjektet afariste që gjësendet e tyre t’i largojnë para lokaleve, nga trotuaret, në mënyrë që këmbësorëve tu lejohet lëvizja e lirë. Po ashtu edhe lokalet e gastronomisë e shitjes së disqeve muzikore të respektojnë ligjin dhe mos të ketë zhurmë e prishje të qetësisë publike.
“Inspektorët, do të zbatojnë ligjin, duke vetëdijesuar me vërejtje e pastaj me gjoba shkelësit e ligjit. Të kontribuojmë të gjithë për një Gjilan më rend e ligj, më të bukur e më të pastër”, tha drejtori i Inspeksionit, Isa Agushi.

