Gjilani shënon Ditën Botërore të Sindromës Down me aktivitet gjithëpërfshirës

Gjilani shënon Ditën Botërore të Sindromës Down me aktivitet gjithëpërfshirës

Në kuadër të shënimit të Dita Botërore e Sindromës Down, Kryqi i Kuq i Kosovës – dega në Gjilan, në bashkëpunim me Qendra e Kujdesit Ditor Pema dhe Policinë e Komunitetit, ka realizuar një aktivitet me shumë përkushtim dhe dashuri, me qëllim mbështetjen dhe vetëdijesimin e komunitetit.

Ky aktivitet solli momente të veçanta gëzimi dhe përfshirjeje, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për pranimin, barazinë dhe respektin për të gjithë.

Organizatorët shprehën mirënjohje të thellë për donatorët: Durresi Shpk, Luli 93 dhe Dj Tafa, për kontributin e tyre të çmuar në realizimin e aktivitetit.

Falënderim i veçantë u drejtua edhe për aktorët e Teatri i Gjilanit, të cilët me performancën e tyre e bënë këtë aktivitet edhe më atraktiv dhe të paharrueshëm.

Po ashtu, u vlerësua pjesëmarrja dhe mbështetja e institucioneve arsimore: Qendra Don Bosko, Shkolla Fillore Zija Shemsiu dhe Shkolla Fillore Mulla Idris.

Ky aktivitet përcolli mesazhin se vetëm së bashku mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, me më shumë dashuri, mirëkuptim dhe gjithëpërfshirje për të gjithë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët