Nga Arben Zeqiri
Derbi dikur nuk ishte thjeshtë ndeshje futbolli, ishte luftë për të dominuar qytetin..
Ishte një kohë kur Gjilani – Drita nuk luhej, por jetohej.
Kur qyteti ndahej në dy ngjyra, në dy zemra… por me një shpirt të vetëm – futbollin.
Mbi 10,000 shikues në stadiumin e qytetit dhe zhurma që të shponte shpirtin, emocionet që nuk përshkruhen, adrenalina që nuk blihet.
Familje kundër familjes… vëllau kundër vëllaut…por gjithmonë me respektin dhe dashurinë për këtë qytet që na rriti.
E kjo foto… nuk është thjesht një aksion, është sakrificë, pasion e krenari, është një moment që përmbledh gjithçka që kishte ky derbi.
Dhe për mua… është diçka më shumë.
Sepse për 14 vite, pata nderin dhe krenarinë ta jetoj këtë derbi brenda fushës.
Të djersij për fanellën, të luftoj për ngjyrat, të përjetoj çdo emocion që sot është kujtim i paharrueshëm.
Jo çdokush e kupton, por ata që e kanë luajtur e jetuar, e dinë: ky derbi nuk harrohet kurrë.
Gjilani – Drita, më shumë se futboll, është histori…
Në foto janë edhe: Fidan Gërbeshi, Agron Beqiri dhe Enis Bejtullahu.
(Autori është ish futbollist dhe video analist)
