Mavriqi apel për ruajtjen e lumenjve, aktivizimi qytetar është i domosdoshëm

Shembull konkret nga Arian Mavriqi: Largimi i ngordhësirave për të ruajtur lumenjtë

Fotografi i faunës së egër dhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit, Arian Mavriqi, ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes më të madh për ruajtjen e lumenjve nga ndotja.

Përmes një rasti konkret, ai ka treguar se si një kafshë e ngordhur ishte hedhur në lumë, duke përbërë rrezik për ndotjen e ujit dhe mjedisit përreth.

Mavriqi ka ndërhyrë vetë duke e larguar kafshën nga lumi dhe duke e vendosur në një qese najloni për ta hequr nga aty.

Në një postim të tij të shoqëruar me fotografi, ai ka bërë thirrje për më shumë vetëdije dhe reagim qytetar në raste të tilla.

“Aktivizimi qytetar duhet të jetë prioritet për secilin! Kur shohim diçka të tillë në lumenj, duhet organizim për t’i larguar ngordhësirat, në mënyrë që të ruajmë lumenjtë tanë,” ka shkruar Mavriqi.

Ky apel vjen si një mesazh për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos lejojnë ndotjen e burimeve ujore.

 

Shpërndaj me të tjerët