Stadiumi i qytetit ka dëshmuar edhe një herë forcën e kampionit aktual, pasi Drita ka arkivuar një fitore jetike 2-0 ndaj Malishevës, në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.
Me këtë triumf të pastër, “Intelektualët” kanë bërë një hap gjigant drejt mbrojtjes së titullit, duke u shkëputur në kuotën e +3 pikëve nga ndjekësi i parë, Ballkani, dhe duke lënë pas me një distancë prej 9 pikësh Prishtinën dhe rivalin lokal, Gjilanin.
Ndeshja nisi me një dominim të qetë të vendasve, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 32-të përmes mbrojtësit të majtë, Blerton Sheji, i cili me një depërtim efikas zhbllokoi rezultatin në 1-0.
Siguria e fitores erdhi në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 65-të, kur Kristal Abazaj dhuroi spektakël duke kaluar tërë mbrojtjen malishevase për të vulosur shifrat përfundimtare në 2-0.
Megjithëse mysafirët tentuan të ktheheshin në lojë përmes rasteve të Mevlan Zekës, por “gardiani” gjilanas Maloku ishte në lartësinë e detyrës, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke konfirmuar se Drita aktualisht nuk është skuadra për t’u mundur në futbollin kosovar.
