ë kampusin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë nisur sot punimet e Konferencës së Përvitshme Ndërkombëtare Shkencore me temën “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
Ky ngjarje e madhe akademike, që do të zgjasë deri më 30 maj, ka bërë bashkë studiues, profesorë universitarë, edukatorë dhe politikëbërës nga rajoni dhe vende të ndryshme të botës.
Konferenca shërben si një platformë kryesore për prezantimin dhe shkëmbimin e rezultateve shkencore përmes ligjëratave plenare dhe sesioneve të punës.
Gjatë këtyre dy ditëve, punimet do të zhvillohen në disa fusha specifike: EduDay, Justice, Economics, DiGiDay, MathDay dhe SocialScience Conference.

