Në moshën 49-vjeçare, ka ndërruar jetë Elsadat Selimi, i njohur si një njeri i urtë dhe punëtor i madh e i ndershëm.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët mes dhimbjes së madhe, kanë njoftuar miqtë dhe dashamirët për ndarjen e tij nga kjo botë.
Humbja e Elsadatit në moshë kaq të re ka lënë një zbrazëti të madhe te familja, por edhe te të gjithë ata që e njohën për mirësinë dhe buzëqeshjen që e karakterizonte.
“Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona. Do ta kujtojmë gjithmonë për dashurinë dhe virtytet që na la pas,” thuhet në njoftimin e familjes.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datë 20.04.2026, me namazin e drekës, në varrezat e fshatit Bresalc.
U prehsh në paqe! Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Selimi dhe gjithë bashkëfshatarëve të të ndjerit.

