Fundjavë me dy fytyra: shi të shtunën, diell të dielën

Shi të shtunën, përmirësim i motit të dielën

Fundjava në vendin tonë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku e shtuna sjell reshje shiu, ndërsa e diela pritet të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike.

Të shtunën parashihet mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat në disa zona do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë.

Të dielën pritet përmirësim i motit, me vranësira të shpërndara dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë.

Era do të jetë nga verilindja, e lehtë deri mesatare.

Shpërndaj me të tjerët