Hyseni: Jemi të përkushtuar që Gjilani të jetë një vend edhe më i sigurt dhe më i mirë për të jetuar
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Administratës, Elbasan Shabani, këshillltarë komunalë e zyrtarë tjerë kanë prit ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Bashkë me ministrin dhe dy ekipet, diskutuam nga afër për çështjet e sigurisë, rendit publik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët tanë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se është diskutuar edhe për çështjet që prekin banorët e Luginës, me fokus të veçantë në adresimin e sfidave dhe përkrahjen institucionale.
“Në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore dhe Qeverinë Kurti, mbetemi të përkushtuar që Gjilani të jetë një vend edhe më i sigurt dhe më i mirë për të jetuar”, tha kryetari Alban Hyseni.

