Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan ka pranuar një donacion të vlefshëm që do të shërbejë në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj komunitetit dhe besimtarëve.
Në një ceremoni zyrtare, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka pranuar çelësat e një furgoni të tipit Opel Vivaro, i cili është dhuruar nga Usame Morina. Ky mjet transporti vjen si një mbështetje konkrete për aktivitetet e përditshme dhe shërbimet që ky institucion ofron për qytetarët.
Donacioni në fjalë pritet të lehtësojë realizimin e angazhimeve logjistike, duke rritur efikasitetin në organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive të ndryshme fetare dhe sociale që mbulon Këshilli.
Me këtë rast, KBI Gjilan ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë kontribut të çmuar, duke falënderuar njëkohësisht edhe organizatën OBV “Bashëveprimi” për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep në shërbim të mirëqenies së komunitetit.

