KMShK diskuton me gazetarët e Gjilanit për etikën dhe sfidat e medias online

KMShK diskuton me gazetarët e Gjilanit për etikën dhe sfidat e medias online

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka organizuar të martën, më 24 mars 2026, një tryezë diskutimi,  përkatësisht drekë pune,  me gazetarët e rajonit të Gjilanit.

Në këtë takim, kryetari i KMShK-së, Ymer Mushkolaj, prezantoi punën e këshillit, duke ndarë të dhëna konkrete dhe materiale shtesë lidhur me aktivitetet dhe rolin e këtij institucioni në mbikëqyrjen e mediave të shkruara.

Gjatë diskutimit u trajtuan zhvillimet e fundit në fushën e gazetarisë, rëndësia e respektimit të etikës profesionale, si dhe sfidat me të cilat përballen mediat online në rajonin e Gjilanit.

Me kontributet e tyre në debat morën pjesë edhe gazetarët gjilanas si Enver Sadiku, Xhemail Veseli, Fehmi Sylejmani, Muhamet Halili, Yllka Ramadani, Besim Toska dhe Rexhep Hasani, të cilët ndanë përvojat dhe sfidat e tyre nga puna në terren.

Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe KMShK-së, në funksion të ngritjes së standardeve profesionale në media.

Shpërndaj me të tjerët