24 Marsi – Dita Botërore e Tuberkulozit
Në kuadër të shënimit të 24 Marsit – Ditës Botërore të Tuberkulozit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, në bashkëpunim me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Gjilan dhe Kryqin e Kuq – dega Gjilan, organizoi dhe realizoi një aktivitet vetëdijesues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit.
Aktiviteti u zhvillua në hapësirën publike para Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku profesionistët shëndetësorë informuan qytetarët dhe kalimtarët e rastit lidhur me natyrën e sëmundjes, mënyrat e transmetimit, shenjat dhe simptomat, si dhe rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm.
Gjatë aktivitetit, u shpërndanë materiale edukative (fletëpalosje) dhe u ofruan këshilla të drejtpërdrejta nga punëtorët shëndetësorë, duke synuar promovimin e sjelljeve parandaluese dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Ky aktivitet përfaqëson një angazhim të përbashkët institucional në funksion të edukimit shëndetësor dhe forcimit të masave parandaluese në komunitet, në përputhje me prioritetet e shëndetit publik për luftën kundër tuberkulozit.
Moto: “PO! T’i japim fund tuberkulozit

