Pacientët e Gjilanit në dializë trajtohen në Ferizaj – drejtori Afrim Cana jep lajmin e mirë për rikthimin
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Afrim Cana, ka realizuar një vizitë tek pacientët e dializës dhe stafi shëndetësor, të cilët aktualisht po marrin trajtim në Spitalin e Ferizajt, për shkak të renovimit të repartit të dializës në Gjilan.
Gjatë kësaj vizite, Cana u njoh nga afër me kushtet e trajtimit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e stafit mjekësor, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të pandërprera për pacientët, pavarësisht rrethanave.
Edhe vetë pacientët u shprehën të kënaqur me shërbimet dhe kujdesin që po marrin gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar angazhimin e stafit dhe kushtet në të cilat po trajtohen.
Me këtë rast, drejtori falënderoi stafin dhe menaxhmentin e Spitalit të Ferizajt për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se kjo ndihmë ka qenë thelbësore për garantimin e trajtimit të vazhdueshëm.
Ai bëri të ditur se pacientët shumë shpejt pritet të rikthehen në Spitalin e Gjilanit, pas përfundimit të punimeve në repartin e dializës.

