Teatri i Gjilanit sjell të enjten, më 4 qershor, në ora 20:00, premierën e shfaqjes “CODA”, me koncept dhe regji nga Erson Zymberi.
E bazuar në histori të vërteta, shfaqja trajton jetën e fëmijëve të prindërve të shurdhër, të cilët rriten mes dy botëve, asaj të dëgjimit dhe heshtjes.
Përmes një rrëfimi emocional, “CODA” trajton identitetin, përkatësinë dhe nevojën për t’u kuptuar.
Një veçanti e shfaqjes është përdorimi i gjuhës së shenjave si pjesë e rrëfimit skenik, duke e bërë atë të qasshme për publikun që dëgjon dhe atë të shurdhër.
Shfaqja është projekt artistik individual i Erson Zymberit dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

