LAJM I MIRË / Nis programi pa pagesë për Maturën Shtetërore në Gjilan, mësoni afatet e aplikimit!

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Gjilanit dhe një ekip të zgjedhur të mësimdhënësve të Gjuhës Shqipe, ka njoftuar organizimin e një programi përgatitor plotësisht falas për Testin e Maturës Shtetërore 2026.

Ky program vjen si një ndihmë e drejtpërdrejtë për të gjithë nxënësit maturantë të klasave të XII-ta në komunën e Gjilanit, me qëllim që të arrijnë rezultate sa më të larta në këtë provim të rëndësishëm.

Detajet e Programit Përgatitor

Përgatitjet do të fokusohen në dy lëndët kryesore dhe të detyrueshme të testit:

Gjuhë Shqipe dhe Matematikë

Afatet e Regjistrimit dhe Realizimit

Të gjithë nxënësit e interesuar duhet të paraqiten në drejtoritë e shkollave të tyre respektive më së largu deri të premten, më 5 qershor 2026.

Periudha e mbajtjes së mësimeve: Programi përgatitor do të zgjasë dhjetë ditë, duke filluar nga 10 qershori deri më 19 qershor 2026.

Drejtoria e Arsimit dhe partnerët e saj u bëjnë thirrje të gjithë maturantëve gjilanas që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi të shkëlqyer, e cila u mundëson një përgatitje profesionale dhe pa asnjë kosto financiare për familjet e tyre.

 

Shpërndaj me të tjerët