Arb Manaj do të vazhdojë rrugëtimin me Dritën edhe në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i spikatur kaloi një periudhë të vështirë gjatë këtij edicioni për shkak të një dëmtimi që e mbajti larg fushave për një kohë të caktuar, por ai mbetet një nga lojtarët më cilësorë në repartin ofensiv.
Manaj është një sulmues i kompletuar, me cilësi të larta teknike, instinkt golashënuesi dhe përvojë të madhe, vlera që i japin forcë dhe siguri skuadrës kampione.

