Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në një takim zyrtar gjyqtarin Dardan Maloku, i cili nga sot ka filluar punën në këtë gjykatë.
Gjyqtari Maloku vjen në Gjilan pas një përvoje trevjeçare të punës në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Në këtë takim, kryetari Salihu i uroi mirëseardhje gjyqtarit të ri dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e detyrës.
Ai shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe mbështetje, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe trajtimin sa më të shpejtë të lëndëve në gjykatë.
Përveç ardhjes së gjyqtarit Maloku, Gjykata Themelore në Gjilan ka shënuar edhe një lëvizje tjetër në kuadrin e saj.
Gjyqtarja Besarta Sejdiu është transferuar nga Gjykata e Gjilanit për të vazhduar punën në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Me këtë rast, kryetari Venhar Salihu e ka falënderuar gjyqtaren Sejdiu për kontributin dhe punën e saj të deritanishme në Gjilan, duke i uruar suksese të mëtejshme në ushtrimin e funksionit të saj të ri në Ferizaj.

