Me medalje presidenciale të meritave u nderua edhe shkrimtari Ibrahim Kadriu

Ditë më parë, ( 30 mars 2026), para se ta përmbyllte mandatin e saj pesëvjeçar, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i nderoi me medalje presienciale të meritave, disa personalitete kosovare, për kontributin e tyre në fusha përkatëse të angazhimeve , për arritjet e tyre të pamohueshme.

Në mesin e të dekoruarve ishte dhe njëri nga shkrimtarët më të mirë shqiptar të ditëve të sotme, Ibrahim Kadriu.

Romansieri tashmë i njohur dhe në përmasa ndërkombëtare, Ibrahim Kadriu, u nderua “për kontributin e jashtëzakonshëm n/ fushën e letërsisë, gazetarisë si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të medias së pavarur në Kosovë”.

Kjo medalje presidenciale, vjen si kurorëzim i nderimeve dhe çmimeve në nivel kombëtar e ndërkombëtar të këtij shkrimtari, krijimtaria e të cilit njëherazi ka afirmuar dhe vetë shtetin e Kosovës, po edhe letërsinë tonë në nivel ndërkombëtar.

( Kurt Rexha)

 

Shpërndaj me të tjerët