Ndahet nga jeta veprimtari dhe atdhetari Hafiz Gagica

Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur atdhetar dhe humanisti Hafiz Gagica, i cili për dekada me radhë dha kontribut të çmuar për çështjen kombëtare dhe ishte një figurë e respektuar në mërgatën shqiptare.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë të shumtë.

Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, kanë ardhur reagime të shumta ngushëllimi nga bashkëvendës e veprimtarë.

Ndër ta, veprimtari dhe mërgimtari Sejdi Sopi e ka kujtuar Hafiz Gagicën si një njeri me vlera të larta njerëzore e kombëtare, duke e cilësuar atë si kontribuues të çështjes së lirisë së Kosovës, humanist dhe përbashkues të devotshëm të mërgatës shqiptare.

“Hafiz Gagica ishte shembull i edukatës dhe kulturës njerëzore e kombëtare. Pusho i qetë në botën e përmotshme, mik e bashkëvendas i respektuar”, ka shkruar Sopi në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Varrimi dhe ceremonitë përkujtimore pritet të bëhen të ditura nga familja në orët në vijim.

Ngushëllime familjes Gagica dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan veprën e tij.

Shpërndaj me të tjerët