OPINION/ Mehmet Malaj, atdhetar dhe patriot

Ka njerëz që jetojnë me nder, me burrëri dhe me dashuri të pakufishme për Atdheun, por ka edhe të tillë që me jetën dhe qëndresën e tyre bëhen simbol i pavdekësisë kombëtare.

Njëri ndër ta ishte edhe Axha Mehmet Malaj, babai i Heroit të Kombit .

Më 18 maj 1998 pushoi së rrahuri zemra e një plaku të madh shqiptar, zemra e një babai që i dha Kosovës dhe Kombit një nga luftëtarët më të mëdhenj të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Vdekja e plakut atdhetar Mehmet Malaj nuk ishte vetëm dhembje familjare, por dhembje e mbarë popullit shqiptar.

Atë ditë, u mbulua nga heshtja e pikëllimit dhe nga krenaria e një populli që dinte të nderonte burrat e mëdhenj.

Rrugët e qytetit u mbushën me mijëra njerëz që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të Heroit të Kombit Rexhep Malaj.

Ishte një varrim madhështor, një varrim që dëshmoi se populli shqiptar nuk i harron ata që sakrifikojnë gjithçka për lirinë dhe idealin kombëtar.

Burri i madh i Atdheut Mehmet Malaj ishte simbol i qëndresës shqiptare.

Ai përjetoi dhimbjen e madhe të rënies së birit të tij, gjigandit Rexhep Malaj, por asnjëherë nuk u thye dhe nuk u dorëzua.

Qëndroi stoik, i papërkulur, krenar dhe i pathyeshëm, ashtu siç i ka hije një babai shqiptar që kishte rritur një Hero të përmasave të mëdha të Kombit.

Koha kur u nda nga jeta ishte ndër periudhat më të lavdishme dhe më të dhimbshme të Kosovës.

Lufta e kishte shpërthyer.
Në po luftonin në krye me Komandantin Legjendar .

Ndërsa në nga dhe në çdo cep të Kosovës po ndizej fuqishëm flaka e lirisë.

Në atë flakë të madhe liridashëse, edhe varrimi i Axhës Mehmet Malaj u shndërrua në një manifestim të madh kombëtar.

Populli shqiptar e përcolli me lot në sy, por me kokën lart, me mburrje e krenari.
Sepse po ndahej nga një burrë që jetoi me nder dhe la pas një emër që do të kujtohet gjithmonë me respekt.

Mehmet Malaj nuk ishte vetëm babai i Heroit të Kombit Rexhep Malaj.

Ai ishte babai simbol i shumë bijve dhe bijave shqiptare që luftuan për liri, çlirim e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese.

Axha Mehmet Malaj ishte sinonim i burrërisë dhe i dashurisë së pakusht për Atdheun.

Sot, kujtimi për Axhën Mehmet Malaj mbetet i gjallë në zemrat e shqiptarëve.

Emri i tij do të nderohet gjithmonë me respekt, pranë emrit të Heroit të Kombit Rexhep Malaj dhe të gjithë atyre që i dhanë Kosovës dinjitet, krenari, liri, çlirim e pavarësi.

Lavdi e përjetshme Axhës Mehmet Malaj!

Ismet Sylejmani
PRISHTINË,  18 maj 2026

Shpërndaj me të tjerët