SHËNDETËSI/ Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit
Me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, është mbajtur aktivitet sensibilizues me rastin e Dita Botërore e Hipertensionit, në bashkëpunim me Drejtoria e Shëndetësisë dhe Instituti Rajonal i Shëndetit Publik.
Gjatë aktivitetit, stafi shëndetësor ka realizuar matjen e tensionit arterial, ofrimin e këshillave shëndetësore dhe informimin e qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, si dhe vetëdijesimin për faktorët e rrezikut që ndikojnë në hipertension.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e shëndetit dhe ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe menaxhimin e tensionit të lartë të gjakut.

