Një poezi tejet prekëse që përmbledh një cikël jetësor plot sfida, por të mbyllur me triumf shpirtëror.
Poeti Shaban Emini, përmes vargjeve të tij, na shpërfaq portretin e një njeriu që, ndonëse i mbetur jetim që në fëmijëri, arriti të ndërtojë një jetë me nder e djersë.
Nga fshati Ramabuqë i Malësisë së Bujanocit e deri në moshën 69-vjeçare në Gjilan, rrugëtimi i tij është një dëshmi e forcës së karakterit.
Poezia kalon nga dhimbja e humbjes prindërore te suksesi i rritjes së fëmijëve, duke u përmbyllur me lumturinë që i falin nipat e mbesat, dhurata më e bukur për një jetë të jetuar me faqe të bardhë.
NE DITEN E LINDJES
U linda në nahi, fshatin Ramabuqë
Në një familje që u gëzuan shumë,
Por ky gëzim në familje u shua shpejt
Prindërit më vdiqën, i vogël mbeta unë.
Jeta e jetimit nuk është e lehtë
Por me menquri e urti ia kam dalë
Jam ballafaquar me shumë sfida ,
Dhe arrita ne këtë moshë me faqe të bardhë.
Jeta ime plot sakrifica ,si uji i lumit, herë këthjellët e turubull
Punën time çdokund me nder e djersë e kreva ,
Bashkë me zonjën tre djem i rrita e i shkollova
Këtë moshë tash që jam, i lumtur e ndjeva.
Me nipa e mbesa m’u mbush shtëpia
Si gjyshysh po i gëzoj sot ditët më të mira,
Ata me japin shumë gëzime e energji
Se bashku do ta festojmë me dhurata e embelsira !
Shaban Emini
U ben 69 vite!…

