Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit i është bashkuar fushatës globale për ndërgjegjësimin kundër melanomës, formës më serioze të kanceri të lëkurës.
Duke qenë se diagnostikimi i hershëm rrit maksimalisht mundësinë për shërim të plotë dhe shpëton jetë, ky institucion shëndetësor organizon kontrolle të gjera preventive falas për të gjithë qytetarët që kanë dyshime për nishane apo ndryshime të tjera në lëkurë.
Kontrolet pa pagesë do të realizohen nesër, më datë 22 maj 2026, në dy orare të ndara: nga ora 10:00 deri në 11:00, si dhe nga ora 13:00 deri në 14:00.
Të gjitha ekzaminimet do të kryhen në ambientet e ambulancës dermatologjike të spitalit nga ekipi i specializuar i mjekeve dermatologe: Dr. Ibadete Haziri, Dr. Dafina Devaja dhe Dr. Ajshe Shurdhani.
Udhëheqësia e spitalit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të rajonit të Anamoravës që të përfitojnë nga kjo mundësi e hapur, duke treguar kujdes të shtuar ndaj shëndetit të lëkurës përmes këtij kontrolli mjekësor preventiv.

