SIGURI/Mesazh i fortë nga SHBA-ja për FSK-në

Gjeneral Bashkim Jashari pret në takim senatoren amerikane Joni Ernst

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim të nivelit të lartë senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, znj. Joni K. Ernst.

Delegacioni amerikan përbëhej po ashtu nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, si dhe Agjutanti i Përgjithshëm i Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.

​Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi senatoren Ernst për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme e të paanshme që SHBA-ja po i jep Republikës së Kosovës dhe procesit të zhvillimit të FSK-së.

​Biseda u fokusua në zhvillimet aktuale të sigurisë, të ardhmen e FSK-së dhe prioritetet e saj strategjike, si dhe në nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Në përmbyllje, Gjenerallejtënant Jashari theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit dypalësh në fushën e mbrojtjes, duke vlerësuar lart kontributin e senatores Ernst në fortësimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Shpërndaj me të tjerët