SPORT/ Gjilanasi Dardan Jahiu, kampion i Australisë në karate dhe numri një në renditjen e kadetëve

Karateisti me prejardhje nga Gjilani, Dardan Jahiu, i lindur dhe i rritur në Australi, po vazhdon të shënojë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Ai është shpallur kampion i Australisë për vitin 2026 dhe njëherësh është përfaqësues i Australisë në garat ndërkombëtare të karatesë.

Jahiu renditet i pari në kategorinë Kadet +70 kilogramë, falë rezultateve të shkëlqyera të arritura gjatë këtij viti, ku ka triumfuar edhe në garat e Oqeanisë, si dhe në turneun prestigjioz Karate 1 të mbajtur në Meksikë.

Vitin e kaluar, karateisti kishte zhvilluar përgatitje për rreth dy muaj në Gjilan, nën drejtimin e trajnerit të njohur gjilanas Alban Beqiri, në prag të garave në Itali.

Edhe këtë vit pritet që Dardan Jahiu të rikthehet në Kosovë për të vijuar përgatitjet me teknikun Alban Beqiri, me synimin për të vazhduar serinë e sukseseve në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaj me të tjerët