Banorët e lagjes Dardania I në Gjilan kanë shprehur shqetësimin e tyre për praninë e një deponie me mbeturina dhe mbetje ndërtimore pranë shtëpive të banimit.
Sipas tyre, kjo gjendje po vazhdon prej një kohe të gjatë, duke ndotur mjedisin, duke krijuar erë të pakëndshme dhe duke shqetësuar banorët e zonës.
Ata u bëjnë thirrje Komunës së Gjilanit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për pastrimin e kësaj hapësire dhe të marrin masa për të parandaluar krijimin e deponive të tilla ilegale në të ardhmen.
Banorët theksojnë se të gjithë qytetarët meritojnë të jetojnë në një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të sigurt.
