Klubi i Xhudos “Gjilani” ka shënuar një arritje historike në arenën ndërkombëtare, duke u kurorëzuar si ekipi më i mirë në turneun prestigjioz Turneu Ndërkombëtar i Xhudos ‘Shkupi Open 2026’”
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët e klubit, të cilët janë kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut me trofeun kryesor, duke lënë pas shumë ekipe të forta nga rajoni dhe Evropa.
Ky sukses e rëndit klubin gjilanas si një nga “skuadrat më të mira” (One of the best teams) në këtë disiplinë.
Në njoftimin zyrtar të Klubit të Xhudos Gjilani, shprehet krenaria për performancën e treguar nga sportistët tanë mbi tatami:
“Kthehemi nga ‘International Judo Tournament Open Skopje 2026’ me trofeun e ekipit më të mirë. Krenarë me disiplinën, shpirtin luftarak dhe zemrën që çdo garues la mbi tatami,” thuhet në njoftimin e klubit.
Ky triumf vjen si rezultat i punës së palodhshme të trajnerëve dhe përkushtimit të lartë të garuesve, të cilët po vazhdojnë ta lartësojnë emrin e Gjilanit në çdo garë ku marrin pjesë.
“Shkupi Open” njihet si një nga turnetë me konkurrencën më të fortë në rajon, gjë që e bën këtë trofe edhe më të rëndësishëm për sportin gjilanas.
