TRADITË ​/ Mbahen Takimet e Vendlindjes “Malësia e Bujanocit 2026” në Zarbicë

Në fshatin Zarbicë janë mbajtur me sukses Takimet e Vendlindjes Malësia e Bujanocit 2026″, një manifestim tradicional që organizohet pa ndërprerje që nga viti 2005.

​Kjo traditë dydekadëshe lindi me iniciativën e Shoqatës Vatra”, nën drejtimin e atdhetarit Nijazi Kadriu, me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve të bashkatdhetarëve me toka amtare.

Edhe këtë vit, ngjarja u zhvillua nën patronatin e Lëvizjes Vatra”, duke shënuar kështu 21-vjetorin e organizimit të saj.

​Gjatë ceremonisë hapur, të pranishmëve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse Elbasan Shabani, Shaban Emini, si dhe imami i fshatit Zarbicë,  Samir Jakupi, të cilët vlerësuan rëndësinë e bashkimit dhe ruajtjes së rrënjëve kombëtare.

​Manifestimi u përmbyll me një program të pasur kulturo-artistik, i cili solli emocione te pjesëmarrësit dhe shërbeu si një platformë e rëndësishme për promovimin e identitetit, kulturës dhe traditave të Malësisë së Bujanocit.

Shpërndaj me të tjerët