Zyrtare/ Davud Sylaj përforcon Gjilanin

Sport Club Gjilani ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Davud Sylaj.

20-vjeçari i bashkohet skuadrës kuqe e bardh nga ekipi zviceran Paradiso, ndërsa më herët ka qenë pjesë e grupmoshave U16, U18 dhe U21 të Kombëtares së Kosovës.

Sylaj luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe vlerësohet për cilësitë e tij në repartin defensiv.

Me ardhjen e tij, pritet të shtojë konkurrencën në mbrojtje dhe të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin gjatë sezonit të ri.

Me këtë transferim, Gjilani vazhdon kompletimin e skuadrës, duke synuar të ndërtojë një ekip sa më konkurrues për sfidat që e presin në edicionin e ardhshëm.

 

 

Shpërndaj me të tjerët