Personalitete – Komando Afrim Myrtaj

 

Faqja zyrtare e fshatit Verbicë e Zhegocit të komunës së Gjilanit, ka publikuar një imazh të veçantë nga një pikturë artistike, në të cilën paraqitet Komando Afrim Myrtaj, i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i armatosur, ndërsa në krah shihet i plagosur.

Afrim Myrtaj  nga Gjilani, ishte një nga luftëtarët e devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës çlirimtare ai u plagos rëndë nga disa plumba, por pavarësisht plagëve të rënda, nuk u dorëzua asnjëherë.

Heroizmi, vendosmëria dhe dashuria e pakushtëzuar për atdheun bënë që edhe i plagosur të vazhdonte luftën kundër pushtuesit serb.

Kjo pikturë përfaqëson simbolikisht sakrificën, qëndresën dhe guximin e një luftëtari nga Gjilani, i cili vuri jetën në shërbim të lirisë së Kosovës, duke mbetur shembull frymëzimi për brezat e sotëm dhe ata që vijnë.

Shpërndaj me të tjerët