Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Stacioneve Policore, gjatë periudhës 09.01.2026 deri 15.01.2026, në kuadër të zbatimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar gjithsej 1.526 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe aktivitete konkrete operative, ku janë regjistruar dhe hetuar: 21 aksidente trafiku me dëme materiale, 11 aksidente trafiku me persona të lënduar, 12 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 22 gjoba për modifikim të automjeteve (xhamat me folije të errëta), 62 masa ndalim të drejtimit të mjeteve motorike ndaj ngasësve të ndryshëm.
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik: të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, të vendosin rripin e sigurimit, të tregojnë kujdes ndaj këmbësorëve dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe semaforët.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, kontribuoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.

