Satirike – GRABITJA

 

Nga Sevdail Hyseni

 

Në bankën qendrore, diku në një shtet,

Hyjnë grabitësit me rrëmbim si tërmet.

Njëri bërtet shpejt do të kaloj rrëmuja,

Paratë janë të shtetit. Jeta është e juaja!

Një zonjë e shtrirë reagon me provokim,

Grabitësi ia kthen me plot përkushtim:

– Mjaft!- merru me etikë e me qytetari,

Kjo është grabitje, nga amoraliteti i ri!

Rrëmbyesit e parave, mbyllën aksionin,

Nuk gjetën para për aq sa ata kërkonin.

Në mbrëmje mediat me lajme kryesore,

U vodhën miliona nga banka shtetërore!

Drejtori i bankës e thirr policinë urgjent,

Për të paraqitur plaçkitjen me publicitet.

Banka e cila deri dje na ishte në dështim,

Me grabitje i shndërroi humbjet në fitim!

Në fund, vjen pyetja e cila djeg si qymyr:

– Vlerëso, kush është grabitësi më i mirë?

Ai, me maskë, kallash, apo kollare e jelek,

Që ta shet buzëqeshjen hipokrite për lek?!

Spica Metalike

(Karikatura marrë nga interneti)

 

 

Shpërndaj me të tjerët