KV Drita (meshkujt) mposht Pejën dhe siguron finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Skuadra e KV Dritës në konkurrencën e meshkujve ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, pasi mposhti Pejën me rezultat 3-1 në gjysmëfinalen e parë të “Final Four”.

Në ndeshjen që u zhvillua  në Pallatin e Sporteve “1 Tetori”, gjilanasit treguan karakter të fortë që nga fillimi.

Pas fitores së setit të parë (25-22), pasoi një set i dytë tejet dramatik që i takoi Pejës (28-30).

Megjithatë, volejbollistët e Dritës rikthyen kontrollin e lojës duke fituar dy setet e radhës (25-21 dhe 25-20), për të vulosur biletën e finales.

Me këtë performancë, djemtë e Dritës dëshmuan se janë gati për hapin e fundit drejt trofeut.

Në finale, ata do të ballafaqohen me fituesin e çiftit Ferizaj – Luboteni.

Të gjitha ndeshjet e këtij organizimi po transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion, teksa Drita e Gjilanit pret me optimizëm një tjetër sukses historik në volejboll.

Shpërndaj me të tjerët