Drita, kampionia aktuale, në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll, në Gjilan pret skuadrën e Malishevës.
Ky takim për trajnerin e Dritës, Zekirija Ramadani, është cilësuar i vështirë, por ai ka theksuar se objektivi i vetëm mbetet fitorja, për të ruajtur ritmin drejt synimit kryesor, titullit të kampionit.
Drita ka potencial për ta mposhtur Malishevën dhe vjen pas një pauze dyjavore, si dhe pas fitores së fundit në derbin lokal ndaj SC Gjilani.
Në rast fitoreje, që edhe pritet, Drita do të arrinte kuotën e 51 pikëve dhe do të shkëputej me tri pikë më shumë nga ndjekësi më i afërt, FC Ballkani, që aktualisht ka 48 pikë.
Ndërkohë, Malisheva do të mbetej në kuotën e 40 pikëve.
Duke parë gjendjen aktuale në tabelë, si dhe elementet e tjera, kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë dhe mjaft interesante.
Takimi zhvillohet në stadiumin me bari sintetik te rrethi në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

