Gati 2000 gjoba brenda një jave në Gjilan, kontrolle të shtuara dhe konfiskime në trafik

Gati 2000 gjoba brenda një jave në Gjilan – kontrolle të shtuara dhe konfiskime në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës 10–16 prill 2026, ka shqiptuar gjithsej 1931 gjoba në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 12 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 16 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 33 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 29 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 25 për modifikim të paligjshëm të automjeteve (folije të errëta).

Ndërkaq, 81 gjoba janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, ndërsa 43 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.

Në kuadër të aktiviteteve të Task Forcës për siguri në trafik, kontrollet janë intensifikuar veçanërisht ndaj motoçikletave, triçikletave dhe trotinetëve.

Nga 25 marsi deri më 16 prill 2026, janë konfiskuar 107 motoçikleta, ndërsa janë shqiptuar 212 gjoba për ngasje pa regjistrim, pa helmetë dhe pa leje përkatëse.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe 114 trotinetë dhe mjete të tjera me dy rrota.

Policia e Kosovës njofton se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.

Shpërndaj me të tjerët