Futbollisti Jorge Pëllumbi ka folur para ndeshjes kundër KF Drenica, duke theksuar se atmosfera brenda skuadrës është shumë pozitive dhe motivuese.
Ai u shpreh se ekipi është i përqendruar dhe i gatshëm për sfidën që e pret, ndërsa nuk mungoi respekti për kundërshtarin.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe kjo na jep besim për ndeshjen. Kemi respekt maksimal për Drenicën, por synimet tona janë të qarta, shkojmë për tri pikë dhe fitore. Duhet të japim maksimumin në fushë dhe të jemi të fokusuar gjatë gjithë ndeshjes”, ka deklaruar Pëllumbi.
Ai shtoi se përkushtimi dhe serioziteti në këtë fazë janë vendimtarë për arritjen e objektivave të skuadrës.

