1647 gjoba në një javë në Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës 27.03.2026 – 02.04.2026, në kuadër të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar gjithsej 1,647 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 21 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 21 aksidente me të lënduar.
Policia ka shqiptuar edhe 32 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 21 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, si dhe 14 gjoba për automjete me xhama të errësuar (foli).
Po ashtu, janë shqiptuar masa ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike për 36 ngasës.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara ndaj motoçikletave dhe mjeteve të ngjashme, nga data 23.03.2026 deri më 02.04.2026 janë konfiskuar 59 motoçikleta, 14 trotinetë dhe 6 mjete të tjera.
Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 35 gjoba për motoçikleta pa regjistrim, 31 gjoba për drejtim pa patentë shofer dhe 11 gjoba për mosvendosje të helmetës.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se respektimi i ligjit nënkupton shpëtimin e jetës për veten dhe të tjerët.

