Hyseni pret ministrin Gashani, vizitohen projektet sportive në Gjilan

Hyseni pret ministrin Gashani në Gjilan, vizitohen projektet milionëshe sportive

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në një vizitë zyrtare ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.

Gjatë qëndrimit në Gjilan, ata kanë vizituar disa nga projektet më të mëdha sportive që po realizohen aktualisht në këtë komunë.

Fillimisht u ndalën te Stadiumi i Qytetit në Gjilan, ku sipas kryetarit Hyseni punimet po zhvillohen me intensitet të lartë.

Vizita vazhdoi edhe te Palestra e Sporteve në Gjilan, ku punimet kanë avancuar dukshëm dhe projekti po shkon drejt fazës përfundimtare.

Sipas Hysenit, këto projekte milionëshe po realizohen falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së qeverisë, duke theksuar se me përfundimin e tyre Gjilani do të ketë infrastrukturë moderne sportive për sportistët e qytetit.

Ai ka shtuar se investimet në sport do të krijojnë kushte shumë më të mira për zhvillimin e talenteve dhe për sukseset e ardhshme të sportistëve gjilanas.

Shpërndaj me të tjerët