Në komunën e Kamenicës, me përfundimin e vitit shkollor 2024/25, ka përfunduar edhe furnizimi i të gjitha shkollave me lëndë djegëse (pelet) për sezonin e ardhshëm dimëror.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori komunal i Arsimit, Afrim Dervishi, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjete sociale, ku thekson se ky proces është planifikuar me kohë, në mënyrë që muaji shtator t’i gjejë të gjitha institucionet arsimore të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Një hap i tillë konsiderohet si shembull i menaxhimit efikas dhe planifikimit të përgjegjshëm, që garanton kushte më të mira për nxënësit dhe personelin mësimor.