QKMF në Gjilan pranon 18 mijë maska falas

Një kontingjent prej 18,000 maskash u dhurua për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan nga kompania Abedini transport.

Pranimin e donacionit e bënë drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu dhe u.d. i drejtorit të QKMF-së, Dr. Basri Kamberi.

Në emër të stafit shëndetësor të QKMF-së drejtoresha për Shëndetësi dhe u.d. i qendrës shprehën falënderim për donatorin.

Sipas tyre ky donacion, paraqet rëndësi për funksionimin në kuptimin e masave mbrojtëse të stafit shëndetësor të QKMF-së gjatë situatave të gripave e të tjera.

Nga ana tjetër kompanisë Abedini transport, në shenjë falënderimi për donacionin, iu nda mirënjohje nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu dhe u.d. i drejtorit të QKMF-së, Dr. Basri Kamberi.

Shpërndaj me të tjerët