KV Drita siguron play-off-in me fitore ndaj KV Skënderbeu

RAIFFEISEN SUPERLIGA A – MESHKUJT
Xhiro 21

Skënderbeu 1-3 Drita
23-25, 25-20, 23-25, 25-27

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Skënderbeut, duke triumfuar me rezultat 3-1.

Gjilanasit fituan setin e parë 25-23, ndërsa vendasit reaguan me 25-20 për të barazuar rezultatin. Megjithatë, Drita ishte më e qëndrueshme në momentet vendimtare, duke fituar setin e tretë 25-23 dhe të katërtin dramatik 27-25 për ta mbyllur takimin.

Me këtë fitore, Drita konfirmon pjesëmarrjen në play-off nga pozita e tretë.

Në anën tjetër, Skënderbeu do ta mësojë fatin e tij pas derbit ferizajas mes Lubotenit dhe Ferizajt, që zhvillohet të dielën dhe që do të përcaktojë skuadrën e fundit pjesëmarrëse në play-off.

 

Shpërndaj me të tjerët