Varg e Vi me G performance për personat me aftësi të kufizuara
Varg e Vi në bashkëpunim me Handikos-in, vullnetarët e Zërit Rinor-Gjilan, realizuan aktivitetin “G performace”, në kuadër të projektit disamujor “Art for Everyone”, duke rishfaquar audiodokumentarin për historinë dhe kujtesën kolektive urbane të Gjilanit, përmes kufjeve wireless, por me një audiencë të re, përkatësisht personat me aftësi të kufizuara.
Projekti synon funksionalizimin dhe gjithëpërfshirjen në hapësirat publike përmes artit, kurse G Performance si aktivitet, posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara, është një mënyrë për ta konkretizuar inkluzivitetin.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Art for everyone” të zbatuar nga Varg e Vi, me mbështetje nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova.
