Skuadra e KB Dritës është vetëm një hap larg rikthimit të madh në elitën e basketbollit kosovar.
Gjilanasit kanë shënuar një fitore tejet të rëndësishme si mysafirë ndaj Proton Cable Prizrenit, me rezultat 71:85, në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në Ligën e Parë.
Drita e nisi takimin me një ritëm të lartë, duke treguar që në fillim synimin e qartë për fitore.
Falë një organizimi të shkëlqyer në fazën e sulmit dhe një mbrojtjeje të ngjeshur, basketbollistët gjilanas arritën të krijonin një epërsi të sigurt që në pjesën e parë.
Në vazhdim të lojës, skuadra e drejtuar me mjaft pjekuri menaxhoi avantazhin, duke mos i lejuar prizrenasit të rrezikonin fitoren.
Kjo performancë bindëse dëshmon formën e lartë të ekipit dhe gatishmërinë për t’u rikthyer aty ku e kanë vendin, në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e radhës do të jetë vendimtare, ku Drita në ndeshjen khtyese do të kërkojë të vulosë këtë sezon të suksesshëm dhe të festojë ngjitjen në elitë.

