Kryetari Hyseni, premton mbështetje për volejbollistët e klubit “Drita”

Kryetari Hyseni, premton mbështetje për volejbollistët e klubit “Drita”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim volejbollistët e klubit “Drita.

Ai tha se janë krenarë me rrugëtimin e djemve të Klubit të Voleibollit “Drita”.

Sipas tij edhe pse finalja e kupës nuk përfundoi me trofeun në duart tona, djemtë tanë treguan karakter dhe luftuan deri në pikën e fundit.

“Arritja në finale dhe shpallja nënkampionë të Kupës së Kosovës, mbetet një sukses i madh për klubin dhe qytetin tone”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se kjo humbje është vetëm një motiv më shumë për t’u rikthyer edhe më të fortë drejt titullit kampion.

“Puna dhe përkushtimi i KV “Drita” nuk do të mbetet pa u shpërblyer”, tha kryetari Hyseni.

 

Shpërndaj me të tjerët