Drita dominon Therandën dhe hedh hapin e madh drejt gjysmëfinales

KV Drita e ka nisur në mënyrë bindëse fazën e play-offit në Raiffeisen Superligën e Kosovës në volejboll, duke shënuar një fitore të pastër 3-0 në sete ndaj Golden Eagle Therandës.

Ndeshja, e cila u zhvillua në palestrën e Kamenicës për shkak të punimeve të stërzgjatura në palestrën e Gjilanit, u dominua tërësisht nga djemtë e Dritës, të cilët nuk i dhanë asnjë hapësirë befasie kundërshtarit.

Me rezultatet 25/14, 25/21 dhe 25/15, gjilanasit treguan një formë të lartë sportive dhe koordinim të shkëlqyer në fushë, duke vërtetuar pretendimet e tyre serioze për titullin kampion të këtij edicioni.

Pavarësisht faktit se u desh të luanin jashtë qytetit të tyre, volejbollistët e Dritës arritën të mbanin përqendrimin maksimal, duke diktuar tempon  e lojës nga pika e parë e deri tek ajo e fundit.

Kjo fitore i vendos ata në një pozicion shumë komod për ndeshjen e kthimit, ku u duhet vetëm edhe një triumf për të siguruar kualifikimin zyrtar në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, Golden Eagle Theranda do të kërkojë këndjelljen në sfidën e radhës për të tentuar barazimin e serisë, mirëpo pas kësaj paraqitjeje, Drita shihet si favoriti kryesor për të kaluar tutje pa pasur nevojë për ndeshje të tretë.

Shpërndaj me të tjerët